NUTRIGJENETIKA

Nutrigjenetika

NUTRIGENETIKA është shkenca që studion marrëdhëniet ndërmjet ushqimit, sëmundjeve dhe trashëgimisë gjenetike, me qëllim elaborimin e një regjimi ushqimor të personalizuar. Në sajë të një bashkëpunimi të ri me Klinikën StemGen Partners, qendra EquiLybra sjell për herë të parë në Shqipëri, testet gjenetike të Laboratorit Italian të Gjenetikës, Genoma Group me seli në Romë, duke ju dhënë mundësi të kryeni tek ne analizën e ADN-së suaj dhe të merrni regjimin ushqimor. Testet nuk synojnë rënien nga pesha apo trajtimin e obezitetit, por rritjen e mirëqenies suaj nëpërmjet parandalimit apo lehtësimit nga shumë shqetësime si: lodhje, migrenë, fryrje barku, dermatit e deri tek parandalimi i astmës, sëmundjeve kardiovaskulare, abortit spontan etj.

TESTET GJENETIKE:

Nutrigjenetika Equilybra

NUTRIGJENETIKA është drejtimi ku shkenca e të ushqyerit synon të ekspandojë kufinjtë e saj në të ardhmen. Statistikat tregojnë se në Evropë 40% e popullatës vuan nga mungesa e aftësisë në asimilimin e fruktozës (sheqeri i frutave). 18 milionë italianë vuajnë nga mbindjeshmëria ndaj nikelit. Një numër i konsiderueshëm personash vuan nga astma për shkak të mbindjeshmërise ndaj konservantëve (E221-E228). Sipas EFSA, rreth 70% e të rriturve në Evropën jugore shfaq intolerancë ndaj laktozës. Predispozita ndaj celiakisë (gluten) mbetet një problem i qenësishëm i brezit tonë. Ndjeshmëria ndaj kafeinës dhe alkoolit është gjithashtu shumë e lartë.

Nutrigenetika Arlinda Garuci

Sot NUTRIGJENETIKA arrin të analizojë mbi 150 gjene përgjegjës për probleme të ndryshme shëndetsore. Për informacione më të detajuara, mund të telefononi:

069 2029892

Shërbime të tjera:


Kontakti EquiLybra Tirane